Kompany tregon sekretin e Guardiola-s: “Ja pse City-t nuk i duhet një qendërmbrojtës!”

Futboll

Kompany tregon sekretin e Guardiola-s: “Ja pse City-t nuk i duhet një qendërmbrojtës!”

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 22:13
Klopp,Guardiola

Manchester City ndodhet vetëm një hap larg kualifikimit për në fazën tjetër të Champions League, pavarësisht barazimit 1-1 ndaj Atalanas në Itali, por në Premier League ka rënë në vend të katërt, madje duke thelluar distancën nga Liverpool në krye të klasifikimit në plot 9 pikë.

Një situatë ndaj të cilës “Qytetarët” nuk duket se do të rrinë duarkryq, përkundrazi është paralajmëruar sulmi për afrimin e një qendërmbrojtësi. Manovër kjo që sipas ish-legjendës së Manchester City, Vincent Kompany, nuk është aspak e domosdoshme.

“Nuk besoj se kanë nevojë të blejnë një tjetër mbrojtës qendre në janar. Skuadra e Guardiolas mbron... duke sulmuar, ndaj nuk nevojitet të ndryshojnë tani. Jam i bindur se shumë shpejt do të rimarrin rrugëtimin dhe do të mbërrijë një numr i madh fitoresh për të eliminuar çdo dyshim”, deklaroi mbrojtësi belg për “Sky Sport”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat