Ndeshja luhet në Prishtinë, por shitja e biletave në tregun e zi ka nisur edhe në Angli - Bota Sot
Ndeshja luhet në Prishtinë, por shitja e biletave në tregun e zi ka nisur edhe në Angli

Futboll

Ndeshja luhet në Prishtinë, por shitja e biletave në tregun e zi ka nisur edhe në Angli

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 22:59
Foto ilustrim

Shitja e biletave të Kosovës në mënyrë ilegale ka depërtuar edhe në Angli, për ndeshjen ndaj tyre më 17 nëntor në ‘Fadil Vokrri’.

Më herët u raportua se shitja e biletave në tregun e zi ka filluar, pasi në uebfaqe shqiptare po qarkullojnë fotot e tyre.

Por kjo kësaj radhe nuk u kufizua vetëm në shtetin dardan, pasi tani kanë filluar të shiten biletat ‘në të zezën’ edhe Angli.

Kështu në uebsajtin anglez për shitblerjen e gjërave të ndryshme, i quajtur ”livefootballtickets.com”, është bërë një postim i rrallë.

Aty shihet teksa shiten gjashtë bileta për ndeshjen Kosovë – Angli, ku më e lira kushton 500 funte.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat