“Ata bënin formacionin e Milanit, jo Gattuso”

Futboll

“Ata bënin formacionin e Milanit, jo Gattuso”

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 00:46
Milani

Massimiliano Mirabelli pretendon se Gennaro Gattuso nuk e zgjidhte vetë formacionin e tij, por hierarkia e klubit, e cila ka shpenzuar para të mëdha megjithëse e dinte se do të dënohej nga UEFA për Fair Play Financiar.

“Nuk kisha një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me pronarët,” pranon ish-drejtori i kuqezinjve për TeleLombardia.

“Kam harxhuar ditë të tëra për t’i bindur se Gattuso ishte trajneri i duhur. Në fund, më thanë se mund të bëja ç’të doja, por do të më duhej të merrja të gjitha përgjegjësitë nëse nuk do të shkonte mirë, pra do të duhet të largohesha.

Më vjen keq që Rino nuk arriti të bëhej një aset i rëndësishëm për Milanin. Faji im ishte edhe kur disa prej liderëve të klubit i thoshin kë lojtar të fuste në fushë?”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat