Sulmuesi çek e pret këtë ndaj Kosovës

Futboll

Sulmuesi çek e pret këtë ndaj Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 11:08
Sulmues çek e pret këtë ndaj Kosovës

Sulmuesi i kombëtares së Çekisë, Zdenek Ondrasek, që luan për ekipin amerikan, Dallas, me emocione e pret sfidën e nesërme me kombëtaren e Kosovës.

Kjo sfidë luhet në stadiumin në Plzen dhe fillon në orën 20.45. 

“Një histori përrallore, si ta quajmë ndryshe historinë e një sulmuesi tridhjetëvjeçar të Dallasit, heroi i një triumfi të bujshëm (2:1) ndaj Anglisë”, shkruan në faqen e Federatës së Futbollit të Çekisë.

Ondrasek beson se të enjten çekët do të konfirmojnë kualifikimin në EURO 2020, duke mundur Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat