Sulmuesi ganez i Zvezdës me një budallaqe, krenar me një vendim për Kosovën

Futboll

Sulmuesi ganez i Zvezdës me një budallaqe, krenar me një vendim për Kosovën

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 11:37
Sulmuesi ganez i Zvezdës me një budallaqe, krenar me një vendim për Kosovën

Lajmi se Gana e ka tërhequr njohjen e Kosovës është mirëpritur nga sulmuesi ganez i Cërvena Zvezdës, Richmond Boakye, i cili tha për Telegrafin serb se ai është krenar për vendimin e vendlindjes së vet.

Agjencia franceze e lajmeve AFP raportoi të martën se Gana e ka tërhequr njohjen “e nxituar” të pavarësisë së Kosovës, veprim që u përkrah nga Serbia, e cila e kundërshton shtetësinë e Kosovës.

“Qeveria e Ganës ka vendosur që ta tërheqë njohjen e Kosovës si shtet të pavarur”, ka thënë të martën për AFP-në zëvendësministri i Jashtëm i këtij vendit, Charles Owiredu.

Ky lajm e ka gëzuar sulmuesin Richmond Boakye, i cili thekson se Serbia i ka ofruar atij shumë dashuri gjatë kohës sa ka luajtur për Crvena Zvezdën dhe se ai është i lumtur me vendimin e vendit të tij, që sipas Boakye është dëshmi për aleancën mes Ganës dhe Serbisë.

“Jam shumë i lumtur që kjo gjë ka ndodhur. Është një gjë fantastike për mua që Serbia, një vend ku kam marrë aq shumë dashuri, ka aleancë të sinqertë me Ganën time”, ka thënë Boakye.

“Kur jam në Ganë, unë gjithmonë flas për Serbinë. Tani e kam një arsye edhe më të veçantë për ta bërë këtë gjë. Jam shumë krenar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat