Cuadrado afër të nënshkruajë kontratën e re me Juventus

Futboll

Cuadrado afër të nënshkruajë kontratën e re me Juventus

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 11:57
Juan Cuadrado

Sulmuesi i Juventusit, Juan Cuadrado është afër për ta nënshkruar kontratën e re me klubin italian.

Sipas mediave italiane, kolumbiani do ta vazhdojë kontratën e cila do ta mbajë në Torino deri në vitin 2022.

Nga kontrata e re do të fitojë rreth 4.5 milionë euro në fund të sezonit.

Lidhja mes lojtarit dhe trajnerit Maurizio Sarri është shumë e mirë, pasi është rikthyer në formën e duhur dhe është thirrur nga Kombëtarja e Kolumbisë.

Juventus është lider në Seria A me 32 pikë, një më shumë se rivali Inter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat