Vazquez refuzoi tre skuadra, nuk e do largimin nga Reali

Futboll

Vazquez refuzoi tre skuadra, nuk e do largimin nga Reali

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 12:08
Lucas Vazquez

Sulmuesi i Real Madrid, Lucas Vazquez, ka refuzuar ofertat nga Arsenali, Manchester United dhe Bayern Munich gjatë afatit veror.

Sipas mediave spanjolle, spanjolli ka refuzuar këta gjigantë evropianë në mënyrë që të “luftojë” për një vend në skuadër.

Vazquez ka kaluar tërë karrierën në “Santiago Bernabeu”, përjashto huazimin te Espanyol gjatë një sezoni.

Vlera e lojtarit është rreth 20 milionë euro dhe ka mundësi që ai të jetë në listën e largimeve në fund të këtij sezoni.

Këtë sezon spanjolli ka luajtur vetëm katër lojë në 12 të zhvilluara në La Liga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat