Edhe një tjetër lojtar i Anglisë tërhiqet nga lista

Futboll

Edhe një tjetër lojtar i Anglisë tërhiqet nga lista

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 12:46
Fabian Delph

Fabian Delph është tërhequr nga skuadra e Anglisë dhe është rikthyer në Everton pasi nuk ka arritur të rikuperohet nga një dëmtim i muskujve.

29-vjeçari u bashkua me skuadrën e Tre Luanëve anipse pësoi një lëndim në fitoren 2-1 kundër Southampton të shtunën.

Shpresohej që ai të rikuperohej në kohë për kualifikimet e Euro 2020 kundër Malit të Zi dhe Kosovës. Sidoqoftë, pasi u vlerësua nga ekipi mjekësor në Angli u vendos që ai të kthehej te ‘Toffees’ për trajtim të mëtutjeshëm.

Nuk ka plane për të kërkuar një zëvendësim.

Në njoftimin e anglezëve ndër të tjera thuhej: “Mesfushori arriti në  St. George’s Park me një dëmtim, por shpresohej që ai të ishte në gjendje të luante një pjesë në kualifikimet e ardhshme të UEFA Euro 2020”.

”Por tani është vendosur që ai nuk është i gatshëm dhe ai do të kthehet te skuadra e tij. Nuk do të ketë asnjë zëvendësim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat