Feriz Dalipi tregon një foto të paparë të Fadil Vokrrit në ushtri!

Futboll

Feriz Dalipi tregon një foto të paparë të Fadil Vokrrit në ushtri!

Nga: Kemajl Goca Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 13:42
Fadil Vokrri është ulur i pesti me fanellë bardhë e kuq dhe lartë këmbë me flokë të zeza Feriz Dalipi, i gjashti

Feriz Dalipi tregon një foto të paparë të Fadil Vokrrit në ushtri!
I ndjeri, legjenda e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, në Novi Sad e kishte kryer shërbimin ushtarak ish jugosllav.

Ai në verën e vitit 1986 u largua nga KF Prishtina dhe shkoi në Partizan të Beogradit, ku e kishte gjetur aty Isa Sadriun, mbrojtës. Në vitin 1988 Vokrri ishte në shërbimin ushtarak ish jugosllav pikërisht në Novi Sad të Vojvodinës. 

“Në shërbimin ushtarak të asaj kohe, ekipet e dy kazermave në Novi Sad u takuan mes vete në kuadër të një turneut, aty ishte edhe Fadil Vokrri si ushtar, pjesë e njërës nga kazermat dhe ka luajtur në at turne”, tregon për gazetën kombëtare "Bota sot", Feriz Dalipi, ku edhe ai ishte pjesë e kësaj fotografie dhe e shërbimit ushtarak.

Dalipi nga Ferizaj me emocione kujton atëkohë, legjendën e futbollit, krenarinë e shqiptarëve.  Fotoja u sigurua nga Feriz Dalipi, që ndihet krenar që ishte pjesë e kësaj fotografie dhe e këtij turneut, me legjendën Vokrri!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat