Kosova befason Rusinë 

Futboll

Kosova befason Rusinë 

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 15:55
Kosova befason Rusinë 

Djelmoshat e kombëtares së Kosovës U-19, me kapitenin Leard Sadriun, befasuan të gjithë me lojë e rezultat fantastik, duke barazuar me rezultat 1:1 me Rusinë U-19, në kuadër të xhiros së parë të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll.

Ballafaqimi u luajt në stadiumin “Cardiff Athletics” në Cardiff.

Kosova avancoi e para me golin e Adonis Aliut, por nuk vonoi asnjë minutë dhe rivali barazoi shifrat me golin e Igor Shkolik.

Uellsi udhëheq renditjen e grupit 5 me 3 pikë, pasojnë Kosova dhe Rusia me nga pikë dhe në fund është Polonia me 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat