Trajneri i Leipzig: Jam i gatshëm ta shes Werner

Futboll

Trajneri i Leipzig: Jam i gatshëm ta shes Werner

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 16:06
Julian Nagelsmann

Trajneri i RB Leipzig, Julian Nagelsmann, i ka hapur derën mundësisë së shitjes të sulmuesit Timo Werner.

Werner vazhdon të shkëlqejë te Leipzig, gjë që ka bërë të fitojë vëmendjen e gjigantëve evropian.

Nagelsmann ka pranuar se është gati për ta lejuar yllin e skuadrës të largohet në fund të sezonit.

“Kam këshilluar shumë lojtarë të largohen në ndonjë skuadër tjetër. Do të bëjë të njëjtën gjë me Werner, nëse do të përmirësohet më shumë se te klubi jonë”, deklaroi ai.

Liverpool, Bayern Munich dhe Manchester United po shprehin interesim të madh për gjermanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat