Vlladimir Darida, kapiten i Çekisë ka deklaruar se ai dhe ekipi i tij i kanë analizuar mirë ndeshjen me Kosovën e atë me Anglinë: “I kemi parë të dyja ndeshjet edhe kundër Anglisë edhe kundër Kosovës.
I kemi analizuar mirë të dyja ndeshjet. dhe jemi të gatshëm".
Kjo ndeshje do të jetë e veçantë për kapitenin çek, pasi ajo do të luhet në qytetin e tij.
"Të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është kjo ndeshje. Ne e vlerësojmë këtë ndeshje në mënyrë profesionale dhe jemi të përgatitur maksimalisht", tha ai.