Trajneri i Portugalisë i nxjerr gënjeshtrat Sarrit dhe Juventusit mbi Ronaldon!

Futboll

Trajneri i Portugalisë i nxjerr gënjeshtrat Sarrit dhe Juventusit mbi Ronaldon!

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 17:19
Cristiano Ronaldo

Një zëvendësim në minutën e 55-të të ndeshjes, e fundit ndaj Milanit, që Cristiano Ronaldo duket se ende nuk e ka kapërcye... Pas ndeshjes shpërthyen polemikat për reagimin e sulmusit që nuk e pranoi edhe aq mirë këtë zëvendësim të shpejtë nga trajneri Sarri.

Pikërisht trajneri i Juventusit, për të shpjeguar gjithçka, foli pas ndeshjes: "Ronaldo nuk është problem, duhet ta falënderojmë sepse ka luajtur me kushte fizike jo të shkëlqyera. Preferova ta ndërroja sepse nuk mu duk mirë. Ka probleme gjuri dhe nuk stërvitet dot me intensitet. Sakaq, ka vështirësi kur godet topin".

Por, sot, trajneri Fernando Santos e mendon ndryshe te grumbullimi me kombëtaren e Portugalisë.

"Të gjithë duan të flasin për Ronaldon sepse ai është më i miri në botë. Cristiano ndodhet këtu, i grumbulluar, ndihet mirë dhe do të luajë". Pra, ndaj Lituanisë, CR7 do të jetë në fushë, pa asnjë problem! Mjaft pyetët për Ronaldon. Duket sikur nuk do të luajë Portugalia dhe lojtarët e tjerë", u shpreh Santos i irrituar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat