Përplasi në tokë trajnerin kundërshtar

Futboll

Përplasi në tokë trajnerin kundërshtar

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 17:32
Përplasi në tokë trajnerin kundërshtar

Mbrojtësi i Aitraht Frankfurtit, David Abraham është dënuar me pezullimin e të gjitha ndeshjeve deri në 29 dhjetor të këtij viti, për shkak të një episodi në ndeshjen kundër Frajburgut.

Në minutat e fundit të ndeshjes, mbrojtësi argjentinas në tentativë për të marrë topin, shtyu trajnerin e Frajburgut, duke e rrëzuar këtë të fundit në tokë.

Ngjarje kjo e cila u diskutua shumë në Gjermani, teksa pritej edhe një dënim për lojtarin, i cili ka ardhur ditën e sotme.

Pikërisht për periudhën që është dënuar, 33-vjeçari do të mungojë në 7 ndeshje, duke i sjellë probleme të mëdha Frankfurtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat