Ibrahimovic i bën lëmsh të gjithë, suedezi ndryshon mendje për të ardhmen!

Futboll

Ibrahimovic i bën lëmsh të gjithë, suedezi ndryshon mendje për të ardhmen!

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 17:44
Zlatan Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic është padyshim ndër njerëzit më të përfolur të momentit, me suedezin që po i bën lëmsh të gjithë, për sa i përket të ardhmes së tij. Ditën e djeshme, lajmi se 38-vjeçari kishte vendosur që të rinovonte kontratën me Los Angeles Galaxy mori dhenë, me amerikanët që i ofruan kontratë 2-vjeçare me 7 milionë euro në sezon.

Gjithsesi, duket se Ibra ka ndryshuar mendje dhe sipas asaj që raporton “Sport Mediaset”, gjiganti i sulmit nuk do të rinovojë kontratën me LA Galaxy. Kontrata aktuale e suedezit përfundon në dhjetor dhe pritet që janari ta gjejë në një ekip të ri, ku me shumë gjasa do të jetë një klub i Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat