Objektivi i spanjollit është ta mbyllë karrierën

Futboll

Objektivi i spanjollit është ta mbyllë karrierën

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 18:01
Objektivi i spanjollit është ta mbyllë karrierën

Është 37 vjeç dhe për David Villan po vjen fundi i tij si lojtar profesionist.

Sulmuesi spanjoll ka vendosur të tërhiqet ku aktualisht luan në Japoni dhe mbron fanellën e Vissel Kobe.

Në kampionat kanë mbetur edhe 3 javë ndërsa objektivi i spanjollit është ta mbyllë karrierën me një trofe dhe më 21 dhjetor do të luajë në gjysmëfinalen e kupës së Perandorit. 

Golat e tij nuk kanë munguar në Japoni me 12 gola në 26 ndeshje ndërsa siç mësohet pasi të tërhiqet, Villa do të jetë bashkëpronar i klubit amerikan të futbollit, Queensboro FC, ekip i destinuar të luajë në divizionin e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat