Rrëfimi i Asprillës: Mafia më kërkoi autorizim për të vrarë Chilavert

Futboll

Rrëfimi i Asprillës: Mafia më kërkoi autorizim për të vrarë Chilavert

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 21:09
Ilustrim

Ish sulmuesi kolumbian i Parmës, Faustino Asprilla, në një dokumentar të bërë për jetën e tij, të titulluar “Faustino, Il Grande”, ka zbuluar një detaj shokues që ka lidhje me mafian.

50-vjeçari tregoi se pas një sherri me portierin dhe kapitenin e Paraguajit, Chilavert, një mafioz i kishte shkuar në hotel dhe i kishte kërkuar autorizimin për ta vrarë atë.

“Në një ndeshje eliminatore për Francë 1998, unë dhe Chilavert patëm një zënkë në fushë dhe u ndëshkuam të dy me karton të kuq, ndonëse nën një reagim të ashpër të publikut. Pas ndeshjes më erdhi në hotel një njeri i mafias, i njohur me pseudonimin Julo Fierro, i cili më kërkoi autorizim për të vrarë portierin e Paraguajit. “Ti je i çmendur. Gjithçka që ndodh në fushë, mbetet brenda saj”, i thashë”, tregoi sulmuesi në rrëfimin për jetën e tij, transmeton SS.

Faustino Asprilla, me një karrierë rreth 17-vjeçare si profesionist, arriti të luajë për 5 sezone me Parmën dhe dy me Newcastle United, ndërsa pjesën tjetër të karrierës ka qenë pjesë e skuadrave amerikano-jugore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat