Koeman për yllin e Holandës: “Nuk luan për klubin më të mirë në botë...!”

Futboll

Koeman për yllin e Holandës: “Nuk luan për klubin më të mirë në botë...!”

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 21:53
Ronald Koeman

Edhe pse tashmë ka realizuar plot 11 gola në 14 ndeshje të zhvilluara mes Ligue 1 dhe Champions League, statistikat e Memphis Depay te Lyon duket se nuk bindin e kënaqin trajnerin e përfaqësueses së Holandës, Ronald Koeman.

Ky i fundit, gjatë konferencës për mediat të dhënë nga grumbullimi i Holandës, pak ditë para sfidës ndaj Irlandës së Veriut për kualifikueset e Euro 2020, ndër të tjera është ndalur të flasë edhe për yllin e “Tulipanëve”.

“Ai luan te Lyon dhe mban ndonjëherë shiritin e kapitenit. Është shumë i rëndësishëm për ata, sikurse është edhe për ne. Nuk luan për klubin më të mirë në botë, por kjo gjë nuk ndikon në prezencën e tij në kombëtare”. 

“Normal, nëse do të luante në një klub elitar, do të ishte më mirë për të gjithë ne. Natyrisht, duam që futbollistët tanë të luajnë në skuadrat më të mira, për të synuar fitimin e trofeve të rëndësishëm dhe Depay duhet të luajë në ato formacione, mbase në Premier League, ose një tjetër kampionat. Do të ishte fantastike, por janë projektet e tij dhe duhet pyetur ai”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat