Rrëfehet Taulant Xhaka, zbulon se pse e refuzoi Shqipërinë - Bota Sot
Rrëfehet Taulant Xhaka, zbulon se pse e refuzoi Shqipërinë

Futboll

Rrëfehet Taulant Xhaka, zbulon se pse e refuzoi Shqipërinë

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 22:01
Taulant Xhaka

Mesfushori nga Kosova, Taulant Xhaka, ka reaguar duke kaluar në kundërsulm pas ngjarjeve të fundit te Kombëtarja dhe fjalëvë të Rejës në konferencën për shtyp.

Mesfushori kuqezi është shprehur se nuk e ka refuzuar kurrë Kombëtaren dhe jep gjithçka për flamurin.

“Nuk e kam refuzuar kurrë Shqipërinë! Unë për flamurin kuqezi kam dhenë gjithçka! Nuk është e vërtetë që kam refuzuar të vijë. Jam i dëmtuar dhe kjo është arsyeja”, deklaroi mesfushori i Baselit, për “Panorama Sport”.

Kujtojmë se futbollisti nuk është paraqitur në grumbullim, për shkak të problemit muskulor.

Ishte dhe Reja ai që sqaroi situatën në konferencën për shtyp, teksa tha:

“Me Xhakën kanë folur bashkëpunëtorët e mi në telefon. Ai na ka shpjeguar se në ndeshjen e fundit në Zvicër kishte marrë një dëmtim muskulor, në 10 minutat e fundit. Ai ka dashur që të qëndrojë në shtëpi. Nëse një lojtar nuk ndihet në 100% do ta lejojmë të pushojë dhe të rimëkëmbet nga ky dëmtim”, ka thënë trajneri italian.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat