Wenger i jep fund karrierës si trajner, merr pozitë në FIFA

Futboll

Wenger i jep fund karrierës si trajner, merr pozitë në FIFA

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 00:14
Arsene Wenger

Pasi dështoi mundësia për t’u ulur në stolin e gjigantëve gjermanë të Bayernit të Mynihut, trajneri francez Arsene Wenger vendosi t’i japë fund karrierës së tij si trajner.

Tashmë në moshën 70-vjeçare, Wenger vendosi të pranojë ofertën për rolin e Shefit të Zhvillimit të Futbollit në Botë, pranë organizmit drejtues të këtij sporti, FIFA-s.

Wenger e nisi karrierën e tij si trajner te Nancy për 3 sezone dhe më pas qëndroi 7 sezone të tjerë të Monaco, para se të transferohej te Arsenal ku qëndroi për 22 vite, nga 1998-2018.

Prej më se një viti Wenger ishte i papunë dhe para pak ditësh emri i tij doli në skenë për të marrë drejtimin e Bayernit të Mynihut, por palët nuk gjetën akordin mbi kohëzgjatjen e marrëveshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat