Hadergjonaj: Do të japim gjithçka për t’iu bërë të lumtur

Futboll

Hadergjonaj: Do të japim gjithçka për t’iu bërë të lumtur

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 00:28
Florent Hadergjonaj

Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar stërvitjen e fundit para përballjes ndaj Çekisë, në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020.

Pas stërvitjes së fundit në Plzen, futbollistët e Kosovës ndihen të motivuar dhe gati për të marr rezultatin e kërkuar, fitoren.

I tillë është edhe mbrojtësi i Huddersfield Town, Florent Hadergjonaj, i cili ndihet gati për ta bërë të lumtur popullin e tij.

“Gati për ndeshjen vendimtare. Do të japim gjithçka që të ju bëjmë të lumtur”, ka shkruar Hadergjonaj në Facebook.

Ndryshe, ndeshja ndaj Çekisë, do të zhvillohet në stadiumin “Doosan Arena” nga ora 20:45.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat