Shumë tifozë shqiptarë ia mësyjnë Plzenit, madje edhe pa bileta

Futboll

Shumë tifozë shqiptarë ia mësyjnë Plzenit, madje edhe pa bileta

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 00:58
Pamje nga vendi i ngjarjes

Tifozë të shumtë ia kanë mësyer sot Plzenit të Çekisë, për t’i ardhur në përkrahje kombëtares së Kosovës.

Tifozët shqiptarë nga vise të ndryshme të Evropës, kanë marrë rrugën për në Plzen, madje pa e pasur të sigurtë nëse do të sigurojnë biletën.

Çekët kanë marrë vendim që në tribunat që iu takojnë atyre të mos iu shesin bileta shqiptarëve, pavarësisht se në pjesët e tyre ka vende të lira.

Ndërkohë, në tribunën e Kosovës, të gjitha biletat janë shitur nga Dardanët dhe FFK.

Vetëm 627 sosh u kanë takuar tanëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat