Në drithërimat e sfidës Çeki-Kosovë, një finale e madhe në Plzen

Futboll

Në drithërimat e sfidës Çeki-Kosovë, një finale e madhe në Plzen

Nga: Kemajl Goca Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 10:49
Në drithërimat e sfidës Çeki-Kosovë, një finale e madhe në Plzen

Me sy e vesh të gjithë janë nga stadiumi “Doosan Arena” në Plzen, ku sonte (20.45) përballen Republika e Çekisë dhe Kosova në kuadër të grupit A të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020 në futboll.

Kombëtarja e Kosovës është e mobilizuar deri në pikën e fundit apo siç thuhet në zhargonin sportiv, o jetë o vdekje. Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka mungesa të rëndësishme, krahas Arbër Zenelit, që mungon një kohë shkaku i lëndimit, tani edhe sulmuesi kryesor Vedat Muriqi, që në javën që e lamë pas pësoi lëndim në fanellën e gjigantit turk Fenerbahce.  Çekia ka përparësinë e fushës por Kosova ka zemrën e madhe dhe kërkon me ngulm fitore, që do t’i hap rrugën drejt kualifikimit historik në Kampionatin Evropian 2020.

Në rast se Kosova fiton në Plzen i duhet edhe një pikë në “Fadil Vokrri” ndaj Anglisë, për ta prerë biletën për në Evropian, por në rast se humb atëherë gjithçka përfundon këtu dhe duhet kërkuar mundësinë përmes play-off-it në Ligën e Kombeve.

Çekia është në presion të madh, për faktin se e njohin fuqinë e djelmoshave të rinj të Kosovës dhe ende e kanë të freskët humbjen në Prishtinë me rezultat 2:1 pikërisht me 7 shtator të këtij viti. Kosova e ka të qartë nivelin e rivalit por në asnjë formë nuk i frikësohet dhe kërkon fitore në një stadium që ka kapacitetin 11.700 ulëse. Gjithçka është e gatshme për sfidën drithëruese, një finale e madhe në Plzen.  

Grupi A

Çekia-Kosova 20.45

Anglia-Mali i Zi 20.45

Tabela

1. Anglia 6 5 0 1 15

2. Çekia 6 4 0 2 12

3. Kosova 6 3 2 1 11

4. Mali i Zi 7 0 3 4 3

5. Bullgaria 7 0 3 4 3

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat