Cana ka shprehur mbështetjen e tij

Futboll

Cana ka shprehur mbështetjen e tij

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 17:53
Cana ka shprehur mbështetjen e tij

Legjenda e futbollit shqiptar, Lorik Cana ka shprehur mbështetjen e tij për Kombëtaren e Shqipërisë dhe Përfaqësuesen e Kosovës, para dy ndeshjeve që do t’i zhvillojnë sonte.

Cana në rrjetin social ‘Instagram’ ka publikuar dy fotografi, njërën të Kombëtares së Shqipërisë dhe tjetrën i veshur me fanellë të “Dardanëve” në mbështetje të tyre.

Kosova sonte do të zhvillojë ndeshjen kundër Republikës së Çekisë në “Dossan Arena”  të grupit A, me fillim të orës 20:45  në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Evropian “Euro2020”.

Ndërsa, Shqipëria është nikoqire e Andorrës në “Elbasan Arena”, po ashtu në të njëjtë kohë në kuadër të grupit H.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat