Veseli: Kosova meriton duartrokitje dhe djemtë tanë falënderime

Futboll

Veseli: Kosova meriton duartrokitje dhe djemtë tanë falënderime

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 23:23
Kadri Veseli

Kadri Veseli përmes një postimi tha se Kosova meriton duartrokitje dhe djemtë tanë falënderime për krenarinë që na japin.

Ai gjithashtu shtoi se ëndrra nuk ka përfunduar për Europianin 2020.

“Këta djem kanë treguar shpirt e besim të jashtëzakonshëm dhe na kanë dhënë gjithë këtë kohë emocione që kurrë nuk do t’i harrojmë”, shkroi Veseli.

Postimi i plotë:

Kosova meriton duartrokitje dhe djemtë tanë falënderime për krenarinë që na japin. Ëndrra nuk ka përfunduar për Europianin 2020. Këta djem kanë treguar shpirt e besim të jashtëzakonshëm dhe na kanë dhënë gjithë këtë kohë emocione që kurrë nuk do t’i harrojmë. Njejtë ishte edhe sonte. Falemnderit nga zemra. Gjithmonë pranë tyre!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat