Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës Behgjet Pacolli, i ka falënderuar për paraqitjen e tyre lojtarët e Kosovës.
“Faleminderit djema”- ka shkruar Pacolli në Facebook.
Kosova humbi me rezultat 2 me 1 si mysafir i Çekisë.
Ndeshjen e fundit në kuadër të kampanjes kualifikuese Kosova e luan ndaj Anglisë më 17 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.