Kosova U21 kërkon ta befasojë Austrinë sonte

Futboll

Kosova U21 kërkon ta befasojë Austrinë sonte

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 12:51
Ekipi i Kosoës U21

Pas ndeshjes së kombëtares A të Kosovës, sonte në fushë do të paraqitet kombëtarja e Kosovës U21.

Djelmoshat e Rafet Prekazit do të ndeshen me Austrinë, në kuadër të kualifikimeve për në kampionatin evropian “Euro 2021”.

Të dy kombëtaret në këtë ndeshje hynë pas humbjeve të pësuara në ndeshjet e kaluara. Kosova pësoi në “Elbasan Arena” nga Shqipëria, ndërsa Austria u mund nga lideri i grupit Anglia.

Aktualisht në grup udhëheq Anglia me 9 pikë nga tri ndeshje. Austria është e dyta me 9 pikë nga katër ndeshje, ndërsa Kosova e treta me 6 pikë nga katër ndeshje.

Ndeshja mes Kosovës U21 dhe Anglisë U21 zhvillohet sonte nga ora 18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat