Presidenti i UEFA-s mahnitet me stadiumin shqiptar 

Futboll

Presidenti i UEFA-s mahnitet me stadiumin shqiptar 

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 15:04
Presidenti i UEFA-s mahnitet me stadiumin shqiptar 

Shqipëria do të përballet ditën e diel me Francën, në sfidën e vlefshme për eliminatoret e Europianit 2020.

Ky do të jetë një moment historik për futbollin shqiptar, pasi do të inaugurohet edhe stadium i ri Kombëtar.

Një impiant modern me një kapacitet prej 21 mijë e 690 vendesh! Nga 17 nëntori dhe në vazhdim të gjithë tifozët do të kenë mundësinë t’i shikojnë ndeshjet në një mjedis modern. Në këtë ditë historike për futbollin shqiptar, nuk do të mungojë as presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin.

“Në mënyrë që futbollit të mbetet popullor dhe të tërheqë sa me shumë të rinj në stadiume, është e domosdoshme që tifozët të kenë mundësinë që t’i shikojnë ndeshjet në një ambient të sigurtë dhe të rehatshëm. Stadiumi ‘Air Albania’ është një xhevahir i vërtetë dhe do të doja t’i shprehja përgëzimet e mia Federatës Shqiptare të Futbollit dhe aktorëve të tjerë që janë përfshirë në mbikëqyrjen dhe përfundimin e kësaj arene të mrekullueshme”-, u shpreh Ceferin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat