Mësohet se ku do ta përfundojë Ibra karrierën

Futboll

Mësohet se ku do ta përfundojë Ibra karrierën

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 15:16
Zlatan Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic do të mbyll karrierën në Itali, sipas trajnerit të LA Galaxy, Guillermo Barros Schelotto.

Sulmuesi suedez këtë javë ka konfirmuar se do të largohet nga LA Galaxy, pas dy viteve të kaluara në MLS.

38 vjeçari ka qenë i lidhur me disa klube të Evropës, përfshirë edhe një rikthim te Manchester United dhe Milan.

Schelotto insiston se Ibrahimovic nuk do të pensionohet, duke ngushtuar opsionet për të ardhmen e tij.

“Nuk e di se çfarë do të bëjë Ibra tani”, ka deklarur Schelotto.

“Ai është një lojtar i mrekullueshëm, por nuk e di se cili do të jetë hapi i tij i ardhshëm, mbase ai do ta përfundojë karrierën te Napoli apo edhe në Milano”.

“Nuk e di se ku, por ai e meriton dhe dëshiron të mbyll karrierëne  tij në Itali”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat