Shqipëria përgatitet për Francën

Futboll

Shqipëria përgatitet për Francën

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 15:29
Shqipëria përgatitet për Francën

Kombëtarja shqiptare ju rikthye përgatitjeve për sfidën e fundit eliminatore kundër Francës, pas barazimit zhgënjyes me Andorrën. Kuqezinjtë zbritën sërish në fushë në kompleksin Tropikal për të kryer përgatitjet në prag të përballjes së kësaj të diele, kur do të inagurohet dhe stadiumi i ri i kuqezinjëve.

Trajneri Edy Reja e ndau grupin në dy pjesë, me lojtarët titullarë ndaj Andorrës por dhe Hysajn, që ishte zëvendësues në pjesën e dytë që zhvilluan fizioterapi por dhe ushtrime në pishinë për të rIkuperuar sa më shpejt formën e tyre fizike, pas ngarkesës që patën në ndeshjen e Elbasan Arena.

dërkohë pjesa tjetër e lojtarëve që nuk u aktivizuan në barazimin e fundit ishin të pranishëm në fushë nën urdhërat e trajnerit Edy Reja, që u përpoq të ngrinte dhe disi moralin në ekip pas atij rezultati befasues ndaj Andorrës.

Seanca si zakonisht nisi me një përgatitje të lehtë fizike për t’i lënë më pas radhën ushtrimeve të ndryshme me top.

E premjta do të jetë dita e fundit që kuqezinjtë do të stërviten në resortin Tropikal për këto eliminatore ndërsa këtë të shtunë do të stërviten në Tiranë ku do të prekin dhe për herë të parë fushën e re të stadiumit të ri të kuqezinjve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat