Ajaxi shuan shpresat e Manchester United, rinovon me legjendën

Futboll

Ajaxi shuan shpresat e Manchester United, rinovon me legjendën

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 16:14
Ajaxi

Ajaxi ka shuar shpresat e Manchester United për të afruar në skuadër Edwin van der Sarin. Holandezët kanë zgjatur kontratën me drejtuesin e tyre deri në vitin 2023. Legjendari ka arritur suksese shumë të mëdha me holandezët, pasi riktheu Ajaxin në gjysmëfinalen e Championsit dhe fitoi gjithçka në Holandë. 

"Djajtë e kuq" menduan se do të rinisnin ringritjen e tyre nëpërmjet ish-portierit, por nuk është e thënë të ndodhë kështu. Van der Sar do të vazhdojë punën me Ajaxin, duke mos preferuar të kalojë sërish në Angli. Shtatlarti ka treguar se është shumë i lumtur për kontratën e nënshkruar. 

"Nuk isha aspak i shqetësuar që kontrata ime po skadonte. E ndjej se nuk jam gati ende për Ajaxin. Jam i lumtur për besimin. Qëllimi ynë është t'i bashkohemi klubeve më të mëdha të Europës. Kjo do të thotë se duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe të punojmë të gjithë së bashku. Jemi në rrugën e duhur, por duhet të punojmë më shumë", - tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat