Nga kjo orë fillon shitja e biletave sonte

Futboll

Nga kjo orë fillon shitja e biletave sonte

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 19:21
Foto ilustrim

Shitja e biletave për ndeshjen mes Kosovës dhe Anglisë do të ri-fillojë sonte.

Me fillim nga ora 21:30, Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se do të ri-fillojë shitja e biletave.

Shitja e biletave për këtë ndeshje ishte paraparë të niste më 12 nëntor, por për shkak të disa sulmeve kibernetike (sipas kompanisë përgjegjëse), gjithçka shkoi keq.

Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e fundit eliminatore për Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’ kundër Anglisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në Prishtinë.

Në kuadër të grupit A, Anglia dhe Republika çeke tashmë e kanë siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’, pra Kosova e ka mendjen vetëm kah Liga e Kombeve.

Kështu, ndeshja e së dielës me Anglinë do të jetë vetëm një miqësore luksi për Përfaqësuesen e Kosovës.

Momentalisht, pas shtatë ndeshjeve në grupin A, lider është Anglia me 18 pikë, tri më pak se Çekia e cila zë vendin e dytë me 15 sosh.

Kurse, Kosova do ta mbyll këtë cikël eliminator në vendin e tretë, derisa momentalisht numëron 11 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat