Ky është rezultat i habitshëm i Kosovës në Austri

Futboll

Ky është rezultat i habitshëm i Kosovës në Austri

Nga: Kemajl Goca Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 19:49
Kosova

Djelmoshat e kombëtares së Kosovës U-21 dolën duarthatë nga Riedi, duke pësuar humbje me rezultat 4:0 nga Austria U-21, në ndeshjen e vlefshme të grupit 3 të kualifikueseve për Kampionatin Evropian. Djelmoshat tanë u angazhuan por dot që të nxjerrin rezultat të favorshëm në përballje me austriakët shumë të mirë. Në 45 minutat e parë austriakët shënuan dy gola të shpejt. Në minutën e 14-të, Marko Raguz e mposhti portierin Smakiqi dhe 1:0. Dukej se Kosova do të merr veten shpejt por jo, pësuan edhe golin tjetër pas gjashtë minutave (20’). Futbollisti Marco Friedl thellon epërsinë në 2:0. Në pjesën e dytë, Austria thelloi edhe më shumë fitoren.

Ata luanin më shumë siguri, nuk e kishin presionin për faktin se kishin rezultatin në favor të tyre, kurse sulmuesit e Kosovës assesi që të gjejnë formulën që ta ngushtojnë rezultatin. Në 22 minutat e fundit të sfidës gjithçka edhe dihej kur austriakët avancuan me rezultat 3:0 fal golit të Friendl, që ishte i dyti i tij personal në këtë ndeshje. Nuk vonoi shumë, as pesë minuta dhe penallti për Austrinë U-21.

Futbollisti Sandi Lovric u tregua i saktë nga penalltia dhe thelloi fitoren në 4:0 në minutën e 74-të. Nga ana tjetër përzgjedhësi i Kosovës U-21, Rafet Prekazi, me gjithë zëvendësimet që bëri në pjesën e dytë nuk dhanë frytin e duhur, duket se nuk e kishin edhe mbrëmjen e tyre dhe humbja e thellë ishte pashmangshme. Kjo humbje e thellë assesi nuk duhet t’i demoralizojë djelmoshat tanë, sepse duket se ishte edhe një mbrëmje jo e mirë për ta.

Kosova nga pesë ndeshjet e deritashme ka dy fitore e tri humbje, me goldallim 8:9 dhe renditet në vend të tretë me 6 pikë. Austriakët kanë tubuar 12 pikë dhe me hapa të sigurt shkojnë drejt kualifikimit. Kombëtare që deri me tash ka katër fitore dhe vetëm një humbje me goldallim 15:6.
 
Austria-Kosova    4:0
Stadiumi “Keine Sorgen Arena”, Ried.
Gjyqtar: A. Sant A. (Moldavia). 
Shënues: Raguz (14’), Friedl (20 e 69’), Lovric (74’-nga penalltia).
Kartona të verdhë: Danso -  Daku, Kastrati.
Austria: Ehmann, Golles (Maliscek 46’), Danso, Maresic, Friedl, Wober, Lovric, Schmid (Sabitzer 81’), Baumgartner (Schmidt 80’), Arase (Grull 59’) dhe Raguz.
Kosova: Smakiqi, Rrahimi, Hamdiu (Vitia 46’ –Dellova 66’), Kastrati, Kameraj, Gashi, Abedini, Baftiu (Lushaku 46’), Krasniqi (Muja 55’), Daku (Mustafa 46’) dhe Kastrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat