Mësohet kur do të mbërrijë Kombëtarja e Anglisë në Kosovë

Futboll

Mësohet kur do të mbërrijë Kombëtarja e Anglisë në Kosovë

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 23:09
Anglia

Kombëtarja e Anglisë nesër mbërrin në Kosovë.

FFK-ja konfirmon përmes një komunikate për media se “Tre Luanët” zbresin në aeroportin “Adem Jashari” nesër në ora 18:30.

Gjithashtu bëhet e ditur se Kosova mban konferencë nesër në ora 16:15, derisa stërvitjen e mban në ora 17:00.

“Ju njoftojmë se është bërë një ndryshim në agjendën e Kombëtares së Kosovës për ditën e nesërme. Konferenca për media do të mbahet në orën 16:15, derisa stërvitja nis në orën 17:00. Po ashtu, ju rikujtojmë se Kombëtarja e Anglisë do të mbërrijë nesër në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë rreth orës 18:30”, thuhet në komunikatën e FFK-së.

Kosova e pret në “Fadil Vokrri” kombëtaren e Anglisë, të dielën nga ora 18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat