Italia thyen rekordin 80-vjeçar, Mancini prek qiellin me dorë

Futboll

Italia thyen rekordin 80-vjeçar, Mancini prek qiellin me dorë

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 00:17
Roberto Mancini

Italia ka vendosur rekord me ndeshjen e fituar kundër Bosnjës me rezultatin 0-3. Katër herë kampionët e botës fitojnë për herë të parë në histori 10 ndeshje zyrtare radhazi. 

Rekordi i mëparshëm ishte 9 sfida të fituara radhazi. Ky rekord ishte vendosur në vitin e largët 1939, ndërsa pas 80 vitesh djemtë e Roberto Mancinit thyejnë një rekord të madh për "Azurrët". 

Trajneri është shfaqur mjaft i kënaqur pas sfidës. "Jam i lumtur për rekordin, të kalosh një legjendë si Pazzo do të thotë shumë, por kemi ende rrugë shumë të gjatë përpara. Ne bëmë shumë mirë dhe e morëm ndeshjen që në fillim në kontroll", - tha tekniku. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat