PSG mbrohet nga Reali, gati oferta faraonike për Mbappen

Futboll

PSG mbrohet nga Reali, gati oferta faraonike për Mbappen

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 08:36
Kylian Mbappe

Kylian Mbappe është vendosur në qendër të merkatos pas zërave të fundit që e lidhin me Real Madridin. Ish-presidenti i Monacos, Vasyliev, tha se sulmuesi dëshiron t'i bashkohet ekipit të Real Madridit dhe kaq ka mjaftuar që palët të nisin sulmin.

PSG, duke parë deklaratat e Zidane, ka nisur menjëherë mbrojtjen dhe dëshiron që të rinovojë me kampionin e botës nga sulmet e Reali. Le Parisien shkruan se kryesuesit e Ligue 1 janë gati t'i ofrojnë rinovim me 40 milionë euro neto në sezon. Ai do të bëhet lojtari më i paguar në botë. 

E njëjta gazetë shkruan se Reali është gati të ofrojë 300 milionë euro për lojtarin verën e ardhshme. Ata duan ta bindin Mbappen që të shkojë në Spanjë. Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për titullarin e PSG-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat