Kumbulla, menaxheri zbulon të ardhmen dhe arsyen pse ai zgjodhi Shqipërinë

Futboll

Kumbulla, menaxheri zbulon të ardhmen dhe arsyen pse ai zgjodhi Shqipërinë

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 08:39
Marash Kumbulla

Gianni Vitali, menaxheri i Marash Kumbullës, ka shpjeguar zgjedhjen e lojtarit për të veshur fanellën e Shqipërisë në një intervistë të dhënë për Radio Sportiva.

"Kombëtarja e Shqipërisë është ajo që e ka grumbulluar gjithmonë. Shqipëria ka patur gjithmonë besim tek ai, ndërsa Italia ka bërë zgjedhje të tjera", ka thënë Vittali.

"Oferta? Nuk e mohoj se ka shumë skuadra që kanë kthyer sytë nga ai në këtë moment. Ai është i përqendruar te Verona, kështu që nuk do të lëvizë në janar. Të shohim se çfarë do të ndodhë në verë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat