Juventusi në ankth, ylli bardhezi dëmtohet me kombëtaren

Futboll

Juventusi në ankth, ylli bardhezi dëmtohet me kombëtaren

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 09:45
Juventusi

Juventusi është në ankth për situatën e Miralem Pjanic, i cili ngriti “flamurin e bardhë” gjatë ndeshjes kualifikuese të “Euro 2020” midis Bosnjës dhe Italisë. Mesfushori bardhezi u detyrua të linte fushën në pjesën e dytë, për shkak të një lëndimi.

Ai u zëvendësua në minutën e 77-të, kur rezultati ishte 3-0 për axurrët. Shoku i klubit, Bonucci, iu afrua menjëherë mesfushorit për t’u siguruar mbi gjendjen e tij. Flitet për të njëjtin dëmtim, nga i cili ka vuajtur edhe një herë këtë sezon. 

Vetëm testet mjekësore do të japin një pamje të qartë të dëmtimit dhe kohën e saktë të rikuperimi, por në këtë moment, prania e tij në ndeshjen me Atalanta, në Serie A, duket në dyshim të fortë. Vetë Pjanic ka dyshime për dëmtimin e tij: “Shpresoj se nuk është asgjë serioze dhe të rikuperohem në kohë. Vuaj nga ky problem i vogël, që më ka shqetësuar prej një kohe. Tani, le të shohim..."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat