Ja çka i pëlqen tifozit anglez më së shumti në Prishtinë

Futboll

Ja çka i pëlqen tifozit anglez më së shumti në Prishtinë

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 12:23
Ja çka i pëlqen tifozit anglez më shumti në Prishtinë

Tifozët anglezë kanë filluar të “pushtojnë” lokalet e kryeqytetit, Prishtinës.

Edhe një ditë ka mbetur deri në zhvillimin e ndeshjes Kosovë – Angli, por tifozë të shumtë nga Anglia kanë ardhur në Prishtinë gjatë dy ditëve të fundit.

Josh Pownall tashmë është në Prishtinë dhe ka vizituar lokale të ndryshme, ai këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Twitter.

Ai ka shkruar se Kosova është vendi më i bukur në planetë dhe se ka përfunduar 3 vakte edhe 20 birra për 30 euro.  

Në kuadër të grupit A, Anglia dhe Republika çeke tashmë e kanë siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’, pra Kosova e ka mendjen vetëm kah Liga e Kombeve.Kosova renditet në pozitën e tretë me 11 pikë, ndërsa Anglia në të parën me 18 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat