Kampionët e Botës arrijnë në Shqipëri

Futboll

Kampionët e Botës arrijnë në Shqipëri

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 14:31
Foto nga vendi i ngjarjes

Kombëtarja e Francës ka mbërritur në Shqipëri, para ndeshjes me kuqezinjtë.

Kampionët e Botës kanë arritur në Aeroportin e Rinasit, ku janë nisur drejt hotelit ku do të akomodohen.

Shqipëria do të presë Francën në stadiumin e ri Arena Kombëtare të dielën në orën 20:45, për ndeshjen e fundit të vlefshme të grupeve kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020.

Kjo do të jetë ndeshja e parë që Shqipëria e zhvillon në Arenën Kombëtare, stadiumin më modern të ndërtuar në Ballkan.

Gjatë ditës, trajneri i Francës, Didier Deschamps do të mbajë konferencë për shtyp, e po ashtu ekipi i tij do të stërvitet në Arenën Kombëtare.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat