Skena me Conten, Interi jep detaje të tjera me një deklaratë zyrtare

Futboll

Skena me Conten, Interi jep detaje të tjera me një deklaratë zyrtare

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 14:47
Antonio Conte

Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka marrë një goditje të madhe, pasi është kërcënuar me jetë me një zarf dhe një plumb brenda tij. Situata është alarmante dhe lajmi i publikuar nga Corriere della Sera ka tronditur Italinë. 

Interi ka dalë në komunikatë për shtyp dhe ka sqaruar çështjen. Zyrtarët e klubit bëjnë me dije se zarfi me plumbin brenda nuk ka shkuar personalisht për Conten, por është lënë në klub. 

"Nisur nga lajmet e publikuara sot, Inter sqaron se Antonio Conte nuk ka marrë personalisht asnjë letër kërcënuese dhe nuk shkoi personalisht për të paditur. Ishte klubi që mori letrën dhe ashtu siç është praktika, u paraqit pranë autoriteteve kompetente", - shkruan klubi zikaltër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat