Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka disa fjalë të mëdha para duelit të nesërm ndaj Anglisë

Futboll

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka disa fjalë të mëdha para duelit të nesërm ndaj Anglisë

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 15:09
Amir Rrahmani

Kosova nesër do të takohet ndaj Anglisë në kuadër të ndeshjes së fundit kualifikuese për “Euro 2020”.

Në “Fadil Vokrri” tashmë janë shitur gjitha biletat e ndeshjes.

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, në llogarin e tij në “Facebook” ka motivuar bashkëlojtarët e tij për takimin e nesërm.

“Pa mundësinë për kualifikim por me kokën lartë për ndeshjen e nesërme, së bashku për ti treguar Botës që jemi të fortë për cdo kundërshtarë e sidomos në shtëpinë tonë” – u shpreh qendërmbrojtësi kosovar.

Kosovë – Angli, nis nga ora 18:00.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat