Stërvitjen e Kosovës – edhe tifozët anglezë në ‘Fadil Vokrri’

Futboll

Stërvitjen e Kosovës – edhe tifozët anglezë në ‘Fadil Vokrri’

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 17:29
Stërvitjen e Kosovës – edhe tifozët anglezë në ‘Fadil Vokrri’

Kombëtarja e Kosovës sonte zhvillon stërvitjen e saj, para ndeshjes kundër Anglisë.

“Dardanët” luajnë ndeshjen e fundit të kampanjës kualifikuese për Euro 2020, kundër Kombëtares së Anglisë, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në Prishtinë.

Për këtë ndeshje, interesimi është jashtëzakonisht i madh. Por, tifozët kanë treguar interesim të madh edhe për stërvitjen e Kosovës, madje edhe tifozët anglezë (të skuadrës së West Ham), shkruan insporti.

Tifozët anglezë kanë gjetur një pritje të ngrohtë edhe jashtë stadiumit, në gjithë qytetin e Prishtinës, ku banerë të mëdhenjë e slogane të ndryshme janë shpalosur me mesazhe të ngrohta për ta.

Ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë luhet të dielën, me fillim nga ora 18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat