Mediumi serb shkruan për mikpritjen që po i bën Kosova Anglisë

Futboll

Mediumi serb shkruan për mikpritjen që po i bën Kosova Anglisë

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 18:22
Ilustrim

Prishtina sot ka marrë një pamje tjetër. Pamje që ngjason me një festë. Dhe e tillë është.

Nesër, Kosova do të përballet me yjet e Kombëtares angleze në “Fadil Vokrri”.

Mikëpritjen e ngrohtë që Kosova po ia bën Anglisë ka zënë titujt kryesor në mediat më të famshme britanike. E nuk ka munguar lajmet për këtë edhe nga mediat serbe.

Përveç flamurit të Anglisë në qendër të qytetit, ka edhe flamuj mbështetës për Raheem Sterling, i cili së fundmi është abuzuar në baza racore, shkruan mediumi serb ‘Telegraf.rs’.

Kosova do të përballet me Anglinë nesër me fillim nga ora 18:00, ndërsa fitorja nuk do t’i kryente punë Kosovës pasi që janë eliminuar një ndeshje më parë nga Republika Çeke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat