Uells – Hungari, finalja që vendos për kualifikim ose jo – Mysafirëve u mjafton edhe barazimi

Futboll

Uells – Hungari, finalja që vendos për kualifikim ose jo – Mysafirëve u mjafton edhe barazimi

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 21:18
Foto ilustrim

Çdo ditë e më shumë po i afrohemi fundit të kualifikimeve për kampionatin evropian, EURO 2020.

thuajse në shumicën e grupeve gjërat janë qartësuar, përveç në disa prej tyre ku fatin e kanë në dorë kombëtaret e mëdha.

Megjithatë, në një grup, pritet të zhvillohet një finale tejet interesante. Sa mund të quhet finale, kur mysafirëve u mjafton edhe barazimi.

Fjala është për grupin E, ku marrin pjesë, Kroacia, Hungaria, Uellsi, Sllovakia dhe Azerbeixhani.

Kroacia sot e pret Sllovakinë dhe me gjasë do ta sigurojë kualifikimin edhe matematikisht, derisa mbetet të shihet çështja për vend të dytë.

Me datën 19 Nëntor, Uellsi e pret Hungarinë dhe i duhet me patjetër fitorja, për t’u kualifikuar tutje, përndryshe, çfarëdo rezultat tjetër i dërgon hungarezët në evropian. Siç edhe mund ta shihni në renditjen tabelare, Hungaria ka një pikë më shumë se Uellsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat