“Me mua do të kishin 5 Kupa Bote më shumë”, ylli i Juventus-it zbulon deklaratën e bujshme të CR7

Futboll

“Me mua do të kishin 5 Kupa Bote më shumë”, ylli i Juventus-it zbulon deklaratën e bujshme të CR7

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 23:25
Cristiano Ronaldo

“E njoh Ronaldon që nga Real Madrid dhe ishte bukur ta rigjeja te Juventus”, deklaroi mbrojtësi brazilian, Danilo për “DAZN”, në hyrjen e një interviste gjatë të cilës ka zbuluar edhe deklaratën e bujshme që i kishte bërë vetë CR7.

“Përveç cilësive të mëdha, ai ka një vëmendje të lartë për detajet, çka shpjegon edhe të gjitha ato rezultate të arritura. Ai thotë se nëse do të kishte luajtur për Brazilin, atëherë ne do të kishim 5 Kupa Bote më shumë!”, tregoi Danilo.

Mbrojtësi brazilian ka folur edhe në lidhje me transferimin e tij të mëparshëm te Real Madrid: “Mu desh të mendohesha. Barcelona ishte e interesuar sikurse Real Madrid, kështu që telefonova tim atë për ta pyetur se ku duhej të shkoja. Ai më tha: “Unë do të shkoja në Madrid, duket një klub më serioz. Më pas vendosëm kështu dhe rezultoi një aventurë shumë e kënaqshme”, deklaroi mbrojtësi që tashmë luan për Juventus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat