Kroacia kualifikohet, një postim i presidentes nxit reagime në Serbi

Futboll

Kroacia kualifikohet, një postim i presidentes nxit reagime në Serbi

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 00:14
Kolinda Grabar

Kroacia pas fitores së sontme ndaj Sllovakisë edhe zyrtarisht e ka siguruar kualifikimin në kampionatin Evropian 2020.

Kroacia fitoi me rezultat 3:1 për ta mbyllur në pozitën e parë këtë kampanjën kualifikuese.

Në festën kroate ka qenë edhe presidentja Kolinda Grabar e cila vazhdimisht është pjesë e kombëtares së Kroacisë.

Megjithatë një detaj që i ka penguar serbët është një postim që ka bërë presidentja para ndeshjes me Sllovakinë.

“Fat në ndeshjen e sotme, luani për ne, për Kroacinë për Vukovarin”, ka shkruar Kolinda në Facebook, postim ky që i ka prekur shumë mediet serbe.

“Çka ka të bëjë në këtë mes Vukovari. A mos vallë ajo po i provokon serbët”, ka shkruar Kurir i cili aspak mirë nuk e ka pritur festën kroate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat