‘A jon ardh me lu futboll a mu feju’ – kritkohet keq pritjen e Kombëtares angleze me vajza e lule

Futboll

‘A jon ardh me lu futboll a mu feju’ – kritkohet keq pritjen e Kombëtares angleze me vajza e lule

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 00:44
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kombëtarja e Kosovës në futboll nesër me fillim nga ora 18:00 zhvillon ndeshjen vetëm sa për sy e faqe kundër Anglisë, derisa tashmë gjithçka është vendosur rreth Grupit A.

Sidoqoftë, qytetarët po përkujdesen që anglezët të kthehen në vendlindje nga Prishtina me një shije të ëmbël nga vizita e tyre në shtetin tonë të vogël.

Por, ndoshta edhe po tejkalohen kufijtë e mikpritjes me veprimet e fundit. Epo, të paktën kështu po mendon një përqindje e konsiderueshme e fansave.

Anglezët u pritën në aeroport nga disa vajza të cilat në duar mbanin lule e në fytyrë buzëqeshje.

Sidoqoftë, krejt kjo po konsiderohet si e tepruar nga fansat të cilët kanë reaguar me llojlloj komente.

Shikoni më poshtë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat