Vojvoda: T’iu tregojmë anglezëve çka është atmosfera në “Fadil Vokrri”

Futboll

Vojvoda: T’iu tregojmë anglezëve çka është atmosfera në “Fadil Vokrri”

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 06:03
Mërgim Vojvoda

Mbrojtësi, Mërgim Vojvoda, ka kërkuar nga tifozët që si kurrë më parë të krijojnë atmosferë gjatë ndeshjes Kosovë-Angli.

Kanë mbetur më pak se 24 orë para se të zhvillohet përballja midis “Dardanëve” dhe “Tre Luanëve” në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Nesër sërish kismet, veç nesër le t’iu tregojmë atyre çka është atmosfera në stadiumin Fadil Vokrri”, ka shkruar Vojvoda në një fotografi që po qarkullon nëpër rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat