“Ai është një tradhtar i cili nuk e meriton respektin e tifozëve të Man United”

Futboll

“Ai është një tradhtar i cili nuk e meriton respektin e tifozëve të Man United”

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 06:12
Gary Neville

Gary Neville ka mërzitur tifozët e Manchester United pasi ka mbështetur pronarët e klubit, familjen Glazer.

Pronarët nga Amerika kanë kohë që janë një objekt debati teksa kohët e fundit është raportuar se princi i Arabisë Saudite Mohammed bin Salman kërkon me çdo kusht të blejë United.

Tifozët nuk e kanë fshehur asnjëherë armiqësinë e tyre drejt pronarëve dhe deklarata e Nevilla i ka befasuar dhe mërzitur.

“E njoh familjen Glazer, i kam takuar pesë herë në jetën time, por më besoni ata nuk kanë për ta shitur këtë klub,” ishte deklarata e Neville që ka inatosur tifozët.

Ata e kanë quajtur një tradhtar i cili nuk e meriton respektin e tifozëve. Disa të tjerë kanë thënë se Neville ka treguar më në fund fytyrën e tij të vërtetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat